Jordanova: Përdorimi i gabuar i flamurit evropian po na largon nga BE-ja

by informim

Janë dy aspekte kryesore të ngritura nga marrëveshja me “Bechtel dhe Enka” nga pikëpamja e procesit të integrimit evropian, shpjegon për “Deutsche Welle”-n, Malinka Ristevska Jordanova, eksperte e BE-së, pas zbatimit të asaj marrëveshjeje ka propozuar ndryshime në pesë ligje të pranuara me flamurin evropian, për t’u miratuar me procedure të shkurtuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Një aspekt është se Marrëveshja shkel rregullat e acquis për prokurimin publik, bazuar në parimet e transparencës, konkurrencës, trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit. Prokurimi publik është një nga fushat prioritare si të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) ashtu edhe të procesit të anëtarësimit”, thotë Ristevska.

banner

Sipas saj, aspekti i dytë është pikërisht abuzimi me procedurën e shkurtuar në Kuvend për miratimin e ligjeve që nënkuptojnë respektimin e acquis të BE-së.

“Të vendosësh flamurin e BE-së për të justifikuar ndryshimet në ligje që mundësojnë zbatimin e një Marrëveshjeje në kundërshtim me rregullat e acquis, është “të qëllosh në këmbë”. Prej shumë kohësh, procedura e shkurtuar me flamurin e BE-së është abuzuar për ndryshime të pjesshme të ligjeve dhe për të shmangur debatin publik në procesin e miratimit të ligjeve, gjë e cila tashmë është theksuar dhe përsëritur në raportet e KE-së dhe është gjithashtu pjesë e Kapitullit “Themelet”.

E ndërsa Qeverisë i mbushet goja me parrulla se negociatat, madje edhe skriningu do të na bëjnë vetë BE dhe se nesër do të anëtarësohemi, vetëm nëse ndryshojmë Kushtetutën, në praktikë bën krejt të kundërtën. Komisioni Evropian nuk do të jetë në gjendje t’i mbyllë sytë kur të shkruajë raportin e radhës dhe tashmë po e shkruan atë”, thotë Ristevska.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy