43
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pritur në Paris nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
Ai ka thënë pas takimit se me Macron ka folur për disa tema, përfshirë edhe dialogun me Kosovën,
“Një takim kuptimplotë dhe i rëndësishëm me mikun tim, presidentin francez, Emmanuel Macron, me të cilin diskutuam marrëdhëniet bilaterale, rrugën evropiane të Serbisë, vazhdimin e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje ekonomike të rëndësishme rajonale dhe globale”, ka shkruar Vuçiq.