Në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit në minutën e 24-të sulmuesi ka rënë pa ndjenja, teksa me urgjencë u transportua në spital.
Ka ndërruar jetë në spitalin e Rrogozhinës futbollisti Rapael Dwamena.
Lajmi për humbjen e jetës është konfirmuar nga burime pranë spitalit ku u dërgua sulmuesi pasi u rrëzua papritur pa ndjenja gjatë ndeshjes me Partizanin.
Rafael Duamena mori ndihmën e parë mjekësore në fushë dhe u transportua me ambulancë në spital, por nuk arriti që të mbijetojë./Gazeta Shqip

