Pesë ushtarë amerikanë vdesin në një aksident ajror në Mesdhe

by Merita

Të dielën u njoftua se pesë pjesëtarë të ushtrisë amerikane kanë vdekur, kur një helikopter ushtarak u rrëzua në pjesën lindore të Detit Mesdhe gjatë një misioni stërvitor.

Kjo u bë e ditur nga zyrtarët amerikanë. Komanda amerikane deklaroi se të pesë anëtarët e ekuipazhit vdiqën kur helikopteri i tyre u rrëzua “gjatë një misioni rutinë të furnizimit me karburant në fluturim, si pjesë e trajnimit ushtarak”.

Ushtria e bëri njoftimin e parë rreth aksidentit të shtunën duke thënë se shkaku po hetohej dhe se nuk ka të dhëna për ndonjë veprim nga palët kundërshtare.

Komanda njoftoi të dielën se “përpjekjet e kërkim-shpëtimit filluan menjëherë, duke angazhuar anije dhe aeroplanë ushtarakë që ndodheshin aty pranë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, përmes një deklaratë shprehu ngushëllimet, për humbjen tragjike të pesë ushtarakëve amerikanë gjatë një aksidenti stërvitor në Detin Mesdhe mëngjesin e së shtunës.

Forcat Ajrore amerikane kanë dërguar skuadrilje shtesë në rajon dhe aeroplanmbajtësja “USS Gerald R. Ford”, e cila ka një sërë avionësh në bord, ka operuar gjithashtu në Mesdheun lindor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy