Rexhaj i VV’së: Asociacioni që e kundërshtonim kishte brenda Republika Srpska

by Nexhat

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka thënë se në të kaluarën partia që ai e përfaqëson e ka kundërshtuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, për shkak se, sipas tij, në thelb e ka pasur një “Republika Srpska”.

Rexhaj, në Debat Plus, tha se pozicioni i Kurtit në dialog tash nuk ka të bëjë me autonomi territoriale.

banner

“Nuk mendoj që sot pozicioni i Kurtit në dialog është për një autonomi territorial. Asociacioni kur e kemi kundërshtuar e në thelb ka përbërë një Republikë Srpska… brenda draftit ku është prezantuar kam parë kompetenca të deleguara…”, tha ai.

Konceptet themelore të VV-së, sipas tij, janë “antirepublika Srpska”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy