Gaza e bllokuar në një ‘errësirë totale të komunikimit’

by Merita

Kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë tha se kishte frikë për rendin civil në Rripin e Gazës, te goditur nga një ndërprerje e re e komunikimeve të enjten.

“Gaza është përsëri në një ndërprerje totale të komunikimit dhe … kjo është për shkak se nuk ka karburant,” tha shefi i UNRWA Philippe Lazzarini në një konferencë shtypi në Gjenevë.

Kompania palestineze e telekomunikacionit Paltel konfirmoi ndërprerjen, duke thënë në X, dikur Twitter:

“Me keqardhje njoftojmë se të gjitha shërbimet e telekomunikacionit në Rripin e Gazës janë jashtë sherbimit, pasi të gjitha burimet e energjisë që mbështesin rrjetin janë shteruar dhe qasja në karburant nuk është lejuar”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy