Bislimi: Shqetësimet për autonomi i japin analistët, ne nuk funksionojmë në atë mënyrë

by Nexhat

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator për dialogun me Serbinë, ka thënë se vlerësimin final për Asociacionin do jep Gjykata Kushtetuese.

Bislimi duke dhënë detaje për takimin e djeshëm në Bruksel, tha se shqetësimet për autonomi për veriun i japin vetëm analistët në studio televizive, ndërsa ata nuk funksionojnë në këtë mënyrë.

banner

Krahas kësaj, Bislimi tha se është dhënë si afat java e ardhshme për zbatimin e marrëveshjes për energji.

Këto komente, Bislimi i bëri pas pjesëmarrjes në tryezën ndërparlamentare të Komisioneve për Punë të Jashtme të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, siç raporton KP.

Po ashtu, zëvendëskryeministri Bislimi tha se Kosova është e vendosur në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Derisa,sipas Bislimit, Rusia po tenton të destabilizojë situatën në rajon, aleancat mes shteteve janë të nevojshme.

“Takimi i sotëm është dëshmi e fuqishme e bashkëpunimit të shteteve tona në orientimin e vlerave evropiane e perëndimore. Integrimi evropian nuk është qëllim në vete, por rrugëtim transformues për ne. Angazhimi ynë për përmbushjen e kritereve që janë vendosur nga Bashkimi Evropian është i palëkundur. Zgjerimi i BE-së nuk është thjeshtë zgjerim gjeografik. Për aq kohë sa jemi në këtë rrugë, duhet të njohin sfidat që paraqiten për ne. Kosova tashmë që shtatë vjet ka marrëveshje formale me BE-në dhe zbaton Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Tërë kapacitetet tona janë vënë në shërbim të zbatimit të reformave, që dalin nga mekanizmat e BE-së. Rrugëtimi ynë drejt Bashkimit Evropian është dëshmi e vendosmërisë sonë. Rajoni ynë po përballet me tentativa destibilizuese që regjisorin e kanë në Rusi, por akterët tjerë janë nga rajoni. Ne operojmë në një ambient ku aleancat kanë rëndësi. Andaj pozita e Kosovës në rajon nuk ndërlidhet vetëm me interesin kombëtar, por edhe kontributin që ne mund të japim për paqen, sigurinë dhe zhvillimin”, shtoi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy