Gërvalla për draftin e publikuar të Asociacionit: Nuk jam pjesë e industrisë së thashethemeve

by Nexhat

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, tha se nuk është pjesë e industrisë së thashethemeve, duke iu referuar një drafti të publikuar ditë më parë në medie.

E pyetur nëse ndonjëri nga draftet e publikuar është drafti i cili i është prezantuar kryeministrit Albin Kurti, javë me parë nga emisarët euro-amerikane, ajo pohoi se si Ministri deri tani nuk kanë publikuar ndonjë draft.

“Unë mendoj që keni ardhur që të merrni pjesë në një konferencë të cilën e kemi organizuar për një temë të caktuar dhe për publikime ju të medieve e dini më mirë se sa unë se nga i merrni dhe si i merrni. Unë si ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës  nuk kam publikuar asnjë draft”.

“Absolutisht, si nuk po e mohoni. Nuk mundet kur dikush nuk thotë as po as jo, nuk mundeni që të interpretoni në një drejtim, kjo nuk është fer dhe nuk është serioze. Unë si Ministri e Punëve të Jashtme nuk kam publikuar asnjë draft dhe unë nuk jam përgjegjëse për industrinë e thashethemeve se çfarë apo nuk ndodh”, tha ajo./eo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy