Lajçak e “balancon” zbatimin e marrëveshjes, pala kosovare më e kënaqur, pret versionin final

by Nexhat

Kryenegociatori Besnik Bislimi dje ka dalë më i kënaqur nga takimi me emisarin e BE’së Miroslav Lajçak sa i përket diskutimit rreth sekuencimit të planit për zbatim të marrëveshjes. Sipas tij, sllovaku ka shfaqur më shumë gatishmëri për t’i akomoduar propozimet e Kosovës. Ai ka thënë se këto propozime pala kosovare do t’i dërgojë me shkrim ndërsa presin që BE të prezantojë versionin final. Por, kur është pyetur nëse do të nisë zbatimi i draft-statutit të Asociacionit pa nënshkrim, Bislimi ka thënë jo.

Miroslav Lajçaku, i etiketuar si emisar i njënashëm nga pala kosovare muajve të fundit, gati se është lëvduar dje nga Kryenegociatori Besnik Bislimi pas takimit në Bruksel se po i merr më shumë parasysh propozimet e palës kosovare për zbatimin e marrëveshjes.

banner

Sipas Bislimit, Lajçak ka shfaqur më shumë gatishmëri për t’i akomoduar kërkesat e palës kosovare rreth atij që njihet si ‘plani i sekuencimit”.

Ai ka thënë se Lajçak në vizitën e fundit ka sjellë një draft të ri për hapat që duhet të bëhen për zbatimin e marrëveshjes nga palët.

“Pika më e rëndësishme ka qenë diskutimi për finalizimin e draftit të sekuencimit të marrëveshjes bazike të 27 shkurtit dhe aneksit të 18 marsit. Gjatë vizitës në Prishtinë javën e kaluar z.Lajcak na e ka sjellë një draft të ri që e fut për herë të parë paralelizmin e plotë në zbatimin e marrëveshjes, zbatimin më të balancuar”, ka theksuar Lajçak.

Sipas tij, Kosova do t’i japë komentet e saj me shkrim rreth këtij drafti.

“Ne jemi përpjekur që në këtë draft të japim komentet finale në mënyrë që i njëjti të të jetë i pranueshëm për palën tonë. Mendoj që ka pasur një gatishmëri të madhe të z.Lajcak që t’i akomodojë propozimet sepse janë argumentuar mirë në detaje. Kemi mbetur që të njëjta komente t’i dërgojmë në formë të shkruar dhe të inkorporuar në draftin e tij gjatë ditës së sotme për të mundur që të ecim tutje”, ka theksuar ai.

Sipas Bislimit, tani pala kosovare pret që BE të dorëzojë planin final të zabtimit.

“Hapi pasues është që ne gjatë ditës së sotme është që ne ti dërgojmë propozimet tona dhe pastaj BE të nxjerrë draftin final të sekeuncimit i cili do të ishte i pranueshëm dhe të ecim tutje me zbatimnin e marrëveshjes” ka thënë ai.

Sekuencimi i planit ishte temë aktuale gjatë muajit shtator kur pala kosovare shprehej kundër drafteve të Lajçakut. Bislimi, në një postim të tij më 15 shtator, kishte theksuar se Lajçak e kishte ndarë një draft sekuencimi më 19 korrik që ofronte ndryshime margjinale në krahasim me draftin paraprak.

Duke iu referuar takimit Kurti-Vuçiq më 14 shtator, i fundit i përbashkët, Bislimi kishte thënë se vetëm Kryeministri i Kosovës kishte prezantuar draft më përmbajtjesor dhe më gjithpërfshirës.

Por, i pyetur nëse pala kosovare do të nisë zbatimin e draft-statutit të Pesëshes për Asociacionin, Bislimi ka përsëritur qëndrimin e Kurtit.

“Nuk mund të nisq për arsye se duhet garanca që kemi një marrëveshje valide, e cila pastaj krijon obligime edhe për palën tjetër”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy