132
Ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka vizituar sot shkrimtarin dhe akademikun Rexhep Qosja. Malaj ka shkruar se është fat të qëndrosh pranë Qosjes dhe të dëgjosh fjalët dhe mendimet e tij.
Ambasadori shqiptar tutje ka thënë se Qosja ka dhënë një kontribut të çmuar për kombin shqiptar.
“Kënaqësi e veçantë, që sëbashku me Anetën takuam personalitetin e shquar shqiptar, Akademik Rexhep Qosja.
Është fat tek qëndron pranë tij dhe dëgjon fjalët dhe mendimet e vyera të këtij burri të mënçur, që ka dhënë një kontribut të çmuar për kombin shqiptar!”, ka shkruar ai.