86
Moti i keq me erëra të forta dhe stuhi ka përfshirë Greqinë. Erëra të forta veriore po fryjnë sot të shtunën (18/11) në Selanik, me rënie të dukshme të temperaturave.
Erërat që fryjnë në gjirin e Thermaikos arrijnë nga 75-88 km/orë, çka krijoi probleme të vogla, sipas mediave lokale, pasi tashmë janë regjistruar 10 pemë të thyera, tre prej të cilave kanë rënë mbi automjete, duke shkaktuar dëme materiale.
Sipas të dhënave pritet që erërat të intensifikohen më shumë pasdite.