Nuk ka ende një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për pengjet, por “ne vazhdojmë të punojmë shumë për ta arritur ate”, deklarojnë nga Shtëpia e Bardhë.
Kjo deklaratë u bë duke komentuar thashethemet e Washington Post.
Shtëpia e Bardhë ka mohuar raportet për një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja midis Izraelit dhe Hamasit që mund të çojë në lirimin e dhjetëra grave dhe fëmijëve të mbajtur peng në Gaza në këmbim të një pauze pesë-ditore në luftime.
“Ne nuk kemi arritur ende një marrëveshje, por ne vazhdojmë të punojmë shumë për ta arritur atë,” tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Adrienne Watson në X.