89
Deputeti nga mazhoranca, Armend Muja ka thënë se në seancën e Kuvendit që është vendosur të mbahet të enjten shumica e pikave që do të diskutohen janë për marrëveshjet ndërkombëtare.
Ai u ka bërë thirrje gjithë deputetëve, me theks atyre të opozitës t’i votojnë këto marrëveshje, pasi siç tha ai, janë jetike për qytetarët e vendit.
Muja pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit derisa ka renditur marrëveshjet që do të diskutohen, tha se afërisht vlera e tyre është 400 milionë euro.