Hamasi njofton botën: Jemi afër një marrëveshjeje për armëpushim me Izraelin

by Merita

Ndërkohë që lufta, e cila vazhdon prej javësh, mbetet në agjendën kryesore të botës, lideri i Hamasit theu heshtjen. Një deklaratë e jashtëzakonshme për një marrëveshje armëpushimi erdhi nga lideri i Hamasit.

“Ne jemi afër arritjes së një marrëveshjeje për një armëpushim me Izraelin”, tha sot në Telegram një nga liderët e Hamasit, Ismail Haniyeh.

banner

Zyrtarët e Hamasit i thanë transmetuesit Al Jazeera se detajet e armëpushimit do të njoftohen kur të finalizohet nga ndërmjetësit e Katarit.

Negociatorët nën ndërmjetësimin e Katarit po negociojnë për të nënshkruar një marrëveshje që do të lejojë lirimin e rreth 240 të burgosurve, kryesisht izraelitë, të kapur më 7 tetor dhe një armëpushim në Gaza, ku më shumë se 13 mijë njerëz u vranë në sulmet izraelite. Thuhet se në tavolinë është edhe lirimi i disa palestinezëve, përfshirë gra dhe fëmijë, nga burgjet izraelite.

Të hënën, presidenti amerikan Biden tha se besonte se një marrëveshje për lirimin e pengjeve ishte afër.

Ndërkaq 17 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën mbrëmjen e kaluar në një sulm izraelit në kampin e refugjatëve Nuseirat, në jug të Gazës. Sipas mediave palestineze, viktimat përfshijnë gjithashtu gra dhe fëmijë. Tre trupa u nxorën nga rrënojat pasi forcat izraelite goditën një ndërtesë banimi në Jabalia, në veri të Gazës, ndërsa disa njerëz ishin ende të bllokuar nën ndërtesën e shembur.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy