Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, deklaroi në “Pressing” në T7 se nëse Serbia bën agresion ndaj Kosovës, hyn direkt në luftë me NATO-n.
“Nëse Serbia e merr një hap që të bëjë agresion drejt territorit të Republikës së Kosovës faktikisht unë e shoh që ka hy drejt në luftë me NATO-n”, tha Kastrati në Pressing,
“Rreziku më i madhi që unë e shoh në Kosovë është që ai nëpërmes njerëzve të vet që i ka trajnuar në kazermat e Serbisë, që i ka të stacionuar brenda territorit të Kosovës që të bëjë me grupe të vogla terroriste të sulmojë institucionet e Republikës së Kosovës, policinë, ushtrinë, por jo vetëm në Veri por edhe në pjesë të tjera të Republikës së Kosovës. Kjo është rreziku më i madh që e shoh që Serbia mundet me rreziku sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.