40
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, me anë të një postimi në rrjetet sociale ja bërë të ditur se Shkolla e parë shqipe në Ferizaj “Ismail Qemali”- ish Gjimnazi i vjetër, pas restaurimit nga MKRS me vendimin e Komunës, do të shfrytëzohet si shkolla e arteve në Ferizaj.
Sipas tij, dakordimi u arrit sot në takimin me U.D Sekretarin e Përgjithshëm të MKRS, Xheladin Krasniqi dhe këshilltaren Nora Arapi Krasniqi, ku u diskutua gjithashtu edhe për zgjidhjen afatgjate për objektin e QRTK-së në Ferizaj e projektet tjera restauruese të objekteve të trashëgimisë kulturore në Ferizaj.