Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke u vetëofruar si përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Të mërkurën, FFK vendosi t’i ndajë rrugët me përzgjedhësin slloven, Primoz Gliha, pas dështimit të Kosovës në eliminatoret e Euro 2024. Menjëherë pas lajmit filluan të qarkullojnë emra të ndryshëm ku ndër më të përfolurit ishin kroati Nenad Graçan dhe boshnjaku Blaz Sliskovic.
Megjithatë, edhe një trajner i njohur vendor e ka ofruar veten e tij për t’u bërë përzgjedhës i Kosovës. Bëhet fjalë për trajnerin e Llapit, Tahir Batatina, i cili ka treguar CV-n e tij me anë të një reagimi, teksa ka pyetur se çfarë duhet të bëjë më shumë për 10 vite karrierë si trajner.