23 vjet nga vrasja e Xhemail Mustafës, LDK bën homazhe te varri i tij

by Nexhat

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe pranë varrit të Xhemail Mustafës, në 23 vjetorin e vrasjes së tij.

Abdixhiku, veprimtarin Mustafa e cilësoi ikonë të lëvizjes politike të viteve të 90-ta.

banner

‘’Xhemail Mustafa ishte pijetar i shumë proceseve në kohët më të vështira të Kosovës, mik i ngushtë i presidentit Ibrahim Rugova e këshilltar politik, atdhetar, profil shumë dimensional i shkrimtarit, publicistit e gazetarit. Roli e po ashtu edhe kontributi i tij në rrugën për liri dhe pavarësi është i paharrueshëm për LDK-në dhe historinë e Kosovës. Vrasja e Xhemail Mustafës vazhdon të mbetet ende goditje e rëndë për familjen, Lidhjen Demokratike dhe demokracinë e Kosovës”, ka theksuar Abdixhiku.

Në njoftimin për media të LDK-së rreth homazhve të sotme, thuhet se ky subjekt nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari zbardhjen e vrasjes së Xhemail Mustafës, por edhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për jetën dhe veprën e Xhemail Mustafës!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy