Koha për derbin italian, pauza favorizoi Juventusin, Inter më i “lodhur”

by Merita

Juventus-Inter, derbi italian i planifikuar për të dielën në mbrëmje, në stadiumin “Allianz”, është kryefjala e Serie A, me dy ekipet që sfidojnë njëri-tjetrin për kreun. Do të jetë një ndeshje vërtet e rëndësishme, duke pasur parasysh se mund t’iu japë vendin e parë bardhezinjve, ose t’i lejojë zikaltrit ta zgjerojnë më tej epërsinë e tyre.

Megjithatë, pushimi për shkak të ndeshjeve të kombëtareve ndihmoi Juventusin, duke llogaritur kohën e lojës së lojtarëve të përfshirë me përfaqësueset e tyre përkatëse. Juventus kishte 14 lojtarë të thirrur nga kombëtaret, ndërsa Inter 16.

banner

Koha e lojës së bardhezinjve, megjithatë, u zvogëlua ndjeshëm në krahasim me atë të zikaltërve në kombëtare, duke qenë se lojtarët në dispozicion të Max Allegrit luajtën gjithsej 928 minuta. Një shifër e dyfishtë, nëse marrim parasysh lojtarët e Simone Inzaghit me 1841 minuta.

Për më tepër, 7 lojtarë, të gjithë zikaltër, luajtën dy ndeshje të plota me kombëtaret respektive. Dhe në këtë pauzë të kampionatit, Interi humbi edhe Bastonin, i cili do të mungojë për shkak dëmtimi në Torino. Kjo sfidë është edhe mes Allegrit dhe Inzaghit, i pari cinik vjen pas 5 fitoreve radhazi, ndërsa trajneri i Interit me 4 fitore rresht, por me luksin e vendit të parë. Një sfidë që nuk ka favoritë ku luhet një copëz e titullit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy