Kandidati i opozitës për president të Turqisë, Muharrem Ince është tërhequr nga gara për zgjedhjet e së dielës.
Kështu, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka ngushtuar fushën e rivalëve ndaj presidentit aktual Rexhep Tajip Erdogan.
Gjithashtu, siç shkruan Bloomberg, ka “injektuar” një pasiguri të re në garë se si do të votojnë mbështetësit e tij.
“Po tërhiqem nga gara. Unë po e bëj këtë për atdheun tim”, u tha Ince gazetarëve në një konferencë shtypi të enjten në Ankara.
Ai kërkoi “një votë nga çdo familje” për Partinë e tij Atdheu në votimin e njëkohshëm parlamentar.
Ince ishte një nga katër kandidatët në votim, së bashku me Recep Tayyip Erdoganin, kundërshtarin e tij kryesor Kemal Kilicdaroglu dhe Sinan Ogan.