Elshani: Nga dhjetori s’do të ketë vetura me targa ilegale në Veri, kush s’ka kaluar në RKS gjobitet

by Nexhat

Numri dy i Drejtorisë së Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se pas javës së parë të dhjetorit nuk do të ketë më në rrugët e Veriut makina me targa ilegale. Këtë deklaratë Elshani e ka bërë në një intervistë për KosSev,

“Policia s’mund të garantojë që pas afatit të regjistrimit nuk do të ketë djegie të veturave, por mund të garantojmë që pas javës së parë të dhjetorit automjetet me targa KM, Pr, PZ, GL, UR, PE dhe DA, që të mos jenë në rrugët në veri të Kosovës”, ka thënë Elshani.

 Elshani ka thënë se ka interesim të pronarëve të veturave që t’i regjistrojnë ato me RKS dhe se një kërkesë të tillë ia kanë adresuar MPB-së.

“Kur i kemi marrë ato kërkesa, ua kemi përcjellë eprorëve tanë dhe më pas në Ministrinë e Punëve të Brendshme”. Ne i kërkuam Ministrisë së Punëve të Brendshme që kërkesën tonë t’ia përcjellë qeverisë, sepse e dinim që duhej ta merrte atë vendim që njerëzit të kishin një mundësi tjetër për të regjistruar makinat e tyre. Ministria e Punëve të Brendshme e miratoi kërkesën tonë dhe u mor vendimi i Qeverisë së Kosovës që nga 1 deri më 30 nëntor të riregjistrohen”, ka shtuar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy