Hoxhaj: Kurti sikurse e ka pranuar fshehtë edhe po e mban fshehtë Asociacionin nga të gjithë

by Nexhat

Nënkryetari i Kuvendit, deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj ka kritikuar kryeministrin Kurti i cili ka thënë sot se Statutin e Asociacionit duhet ta publikojnë ndërkombëtarët.

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se asnjëherë, as në Rambuje, negociatat e Vjenës e as ato të Brukselit nuk është vendosur për një çështje aq të rëndësishme politike pa kurrfarë procesi politik, pa transparencë, pa llogaridhënie dhe pa legjitimitet demokratik.

Kështu ka shkruar Hoxhaj duke thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti sikurse e ka pranuar Asociacionin, po e mbanë edhe fshehtë. 

“Asnjëherë, as në Rambuje (1999) as në Vjenë (2005-2007) e as në Bruksel (2011-2021) nuk është vendosur për një çështje aq të rëndësishme politike pa kurrfarë procesi politik, pa transparencë, pa llogaridhënie dhe pa legjitimitet demokratik, sikurse që Albin Kurti e ka pranuar dhe po e mbanë fshehtë Statutin e Asociacionit, duke na thënë se jo ai, si Kryeministër i Kosovës, por ndërkombëtarët duhet ta bëjnë publik atë, kur çdo kush e ka pa këtë dokument në Serbi, ndërsa po mbahet fshehtë nga opinioni publik, partitë politike dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy