Njohësit komentojnë vendimin e Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë

by Nexhat

E diela e 17 dhjetorit do të jetë data e zgjedhjeve parlamentare të Serbi.

Atë të diele, qytetarët e komunitetit serb që jetojnë në Kosovë do të marrin rrugën për në komunat në afërsi të vijës kufitare mes dy shteteve ku do të ketë edhe vendvotime të krijuara enkas për ta.

banner

Pasi, që, institucionet e Kosovës nuk kanë lejuar mbajtjen e tyre në katër komunat veriore të vendit, meqë për një gjë të tillë kryeministri Kurti ka kërkuar një marrëveshje të veçantë mes Prishtinës dhe Beogradit dhe kërkesa për këtë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar.

Një vendim i tillë nuk u prit mirë nga pala serbe.

Por njohësit e çështjeve politike po e shohin si të udhës vendimin e Kosovës.

Kurse, eksperti i sigurisë, Drizan Shala thotë që në qoftë se do të mbaheshin zgjedhjet në Kosovë do të shkaktonin tensione.

Shpallja dhe mbajtja e tyre, ndodh në një periudhë përpjekjesh diplomatike perëndimore për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, mes tensioneve që pasuan një sulm të një grupi serbësh të armatosur ndaj policisë së Kosovës me 24 shtator, raporton Teve1.

Zgjedhjet e fundit parlamentare, që Serbia i ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë, ishin ato të 21 qershorit të vitit 2020.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy