“Kamikazët iranianë arrijnë Kievin”, Klitschko: Rusia kreu sulmin me të madh me dronë

by Merita

Ish-boksieri Vitali Klitschko, aktualisht kryetar i bashkisë së Kievit, ka shkruar në Telegram mëngjesin e së shtunës se Rusia ka tentuar të godasë me dronë kamikaz Shahed kryeqytetin ukrainas.

Sipas ish-boksierit, ky është sulmi rus më i madh me dronë iranianë në Ukrainë. Megjithatë, sipas tij, mbrojtja ukrainase ka reaguar duke rrëzuar dronët, por të paktën 2 persona kanë mbetur të plagosur pasi janë goditur nga pjesë të mjeteve fluturuese. Ndërkohë, “skynews” raporton se një zjarr i madh ka nisur në një çerdhe, por fatmirësisht pa të lënduar.

Një ditë më parë, 4 persona mbetën të vrarë si pasojë e bombardimeve të fundit ruse në rajonin jugor të Kherson në Ukrainë. Autoritetet lokale ukrainase bënë me dije se forcat ruse granatuan qytetin e Beryslav, duke vrarë një burrë që po ngiste një biçikletë. Në një bombardim masiv të disa vendbanimeve civile në rrethinat e Khersoni, dy burra dhe një grua u vranë teksa pati dhe të lënduar.

Këto ngjarje vijnë pasi paralajmërimeve që bëri presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili tha se civilët duhet të prisnin bombardime të mëdha gjatë dimrit nga Rusia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy