Newcastle fiton me rezultat të thellë ndaj Chelsea

by engel

Newcastle e ka deklasuar Chelsean duke e mposhtur me rezultat 4-1, në kuadër të Premier League-s. Newcastle është treguar ekip shumë i fortë në duel me “Blutë” e Londrës, duke arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për të siguruar një vend që dërgon në garat evropiane.

Isak (13’), Lascelles (60’), Joelinton (61’) dhe Gordon (83’), shënuan nga një gol për fitoren e Newcastle, derisa golin e nderit për Chelsean e realizoi Sterling (23’).

Në radhët e Chelseas, në finish të ndeshjes u inkuadrua edhe sulmuesi shqiptar Armando Broja, por që nuk ia doli të gjejë rrugën e golit.

Pas kësaj fitore, Newcastel renditet e gjashta me 23 pikë, kurse, Chelsea ndodhet në vendin e 10-të me 16 pikë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy