Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka ftuar në Beograd nxënës të shkollës të fshatit Zherovnicë të Zveçanit për t’i shfrytëzuar për fushatën e tij zgjedhore. Vuçiç iu foli fëmijëve për politikën e tij nacionaliste për të mos hequr dorë nga Kosova.
Vuçiç iu tha se në të ardhmen ata do të ndihmojnë “vendin e tyre, Serbinë” dhe se Serbia është vendi i tyre i vetëm.
Këtë ngjarje Vuçiç e përdori për të folur kundër perëndimorëve dhe tha se do t’iu përgjigjet me refuzim për marrëveshjen me Kosovën, të cilën e ka pranuar ndërkombëtarisht.
“Ata presin momentin e tyre për të na shtyrë deri në fund, e ne presim momentin tonë për të refuzuar presionin”, tha ai në pyetjen e një gazetari
Pas pritjes së fëmijëve nga Kosova, Vuçiq tha para gazetarëve dhe publikut “para jush po luajmë me doreza, sepse të gjithë duhet të jemi të qytetëruar dhe të matur”.
“Në thelb, qëllimi i tyre është të na detyrojnë dhe të na vendosin në një kornizë ligjore në të cilën ne do ta njohim pavarësinë e Kosovës në një mënyrë apo tjetër. Ajo që është vendimtare është nëse do t’i lëmë në OKB apo jo, dhe nuk do t’i lejojmë”, tha Vuçiq.
Kur u pyet nëse do të firmoste diçka, Vuçiq u përgjigj duke thënë: “Ju po më kërkoni të sillem si mblesëri pule dhe tani që ka nisur fushata them që nuk do të firmos, por e kam thënë tashmë shumë herë”, tha ai për marrëveshjen e Ohrit.
Kosova po përdoret në fushatat zgjedhore në Serbi si kartë për të mbledhur sa më shumë vota dhe duke thelluar përçarjet ndëretnike.
Shumica e partive që garojnë në politikat e tyre kanë promovimin e Kosovës si Serbi dhe zotohen se gjatë qeverisjes së tyre do ta çojnë përpara këtë.
Serbia shpalli zgjedhjet të jashtëzakonshme për 17 dhjetor./The Geopost