Kurti homazhe në Prekaz: Duhet të sillemi me përgjegjësi institucionale e qytetare

by Nexhat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e festës së 28 Nëntorit, ka bërë homazhe në​ Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz.

Shefi i qeverisë tha pas homazheve se Prekazi me Epopenë e UÇK-së, është shndërruar në kryeqytet të kryengritjes shqiptare

banner

“Prekazi me Epopenë e UCK-së është shndërruar në kryeqytet të kryengritjes shqiptare dhe këtu ne e kuptojmë se sa i lartë ka qenë flijimi, sakrifica, çmimi për lirinë, të cilën e gëzojmë e ndaj të cilës duhet të sillemi me përgjegjësi institucionale e qytetare”, tha kryeministri Kurti, dhe shtoi se dje, kur kishim Ditën e Ushtrisë sonë, edhe sot, që e kemi 28 Nëntorin, këtë festën më të madhe të kombit shqiptar, kemi aktivitete të dendura publike, kulturore, historike.

Më tej kryeministri Kurti tha se për çdo 28 Nëntor kujtojmë e përkujtojmë jo vetëm Skënderbeun në Krujë, flamurin tonë kombëtar dhe çlirimin arbënor nga shekulli i XV-të; jo vetëm Ismail Qemalin në Vlorë dhe pavarësinë e Shqipërisë, por gjithashtu edhe ditëlindjen e Kryekomandantit Adem Jashari dhe njëkohësisht shpalljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, Prekazi me Epopenë e UÇK-së, është shndërruar në kryeqytet të kryengritjes shqiptare.

“Këtu ne e kuptojmë se sa i lartë ka qenë, flijimi, sakrifica , çmimi për lirinë që ne e gëzojmë e ndaj të cilës duhet të sillemi për përgjegjësi institucionale e qytetare. Lavdi Jasharëve, lavdi kryekomandantit Adem Jashari, lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, tha Kurti

Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka qenë në Shqipëri për të marrë pjesë në festimet për përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ai pas vizitës në pallatin e Kulturës në Vlorë, në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, para gazetarëve tha se sot është ditë feste e krenarie, derisa shtoi se duhet të punojmë për idealet e synimet e Skënderbeut, nga Kruja; të Ismail Qemalit, nga Vlora e të Adem Jasharit, nga Prekazi.

“Shqiptarët kanë të përbashkët gjuhën, kulturën; e kanë të përbashkët historinë dhe ardhmërinë dhe e tashmja përmbushet pikërisht në këtë mënyrë”, deklaroi kryeministri Kurti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy