“Djallit” i duhet një mrekulli, kualifikimi në “fije të perit”, ja variantet që dërgojnë Milanin në 1/8

by Merita

Dortmund tronditi Milanin brenda në “San Siro” duke i shkaktuar një humbje të rëndë që praktikisht i nxjerr nga Champions, më saktë, “djallit” i duhet një mrekulli për të kaluar më tej pasi tashmë nuk e kanë më fatin në dorën e tyre.

Ekipi i Piolit duhet të fitojë sfidën e fundit, atë kundër Newcastle në transfertë, por as kaq nuk mjafton. Milan lutet që B.Dortmund të mposht PSG në sfidën e fundit.

banner

Mbappes me shokë i mjafton edhe një pikë në Iduna Park për të kaluar më tej pasi nga katër ekipet e F, kuqezinjtë kanë golavarazhin më të keq, minus katër. Me 10 pikë, Dortmund renditet në vendin e parë, plus 3 pikë nga PSG.

Me 5 pikë, Newcastle renditet në vendin e tretë, po aq sa edhe Milani i vendit të fundit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy