Raporti i DASH për terrorizmin, vlerësohet Shqipëria, por kritikohet Kosova

by Merita

Korrupsioni dhe barrierat ndaj shpërndarjes së informacionit mes agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm dhe një sistem i dobët gjyqësor vijuan të pengojnë përpjekjet e sundimit të ligjit në gjitha nivelet në Shqipëri, përfshirë ato lidhur me luftën kundër terrorizmit.

Është ky konstatimi që bën Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin për terrorizmin në vitin 2022. Megjithatë raporti vlerëson mbështetjen e fortë që Shqipëria ka ofruar përpjekjeve ndërkombëtare kundër terrorizmit, duke riatdhesuar 13 prej bashkëkombasve të saj nga kampi i Al Hol në Siri, dhe duke u angazhuar në riintegrimin e tyre përgjatë vitit.

banner

“Vendi ka miratuar strategji kombëtare kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm duke rishikuar strategjinë e vet. Kërcënimi i terrorizmit në Shqipëri konsiston te përpjekjet e organizatave të huaja për të radikalizuar rininë shqiptarë”.

Raporti konstaton se gjatë vitit 2022 nuk janë shënuar incidente terroriste në Shqipëri, ndërsa përmenden akuzat e ngritura nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj dy personave që nxisnin propagandë në favor të organizatës terroriste ISIS.

Në dhjetor, vijon më tej DASH, një qytetar iranian u dënua me 15 vite burg për përgatitjen e akteve terroriste.

Sakaq, sa i përket Kosovës, DASH kritikon dënimet e ulëta për akuzat lidhur me terrorizmin dhe lirimet e parakohshme për këto akuza. Raporti vlerëson se  “çështjet e sigurisë dhe paqëndrueshmëria politike në veri të Kosovës vazhdon të kufizojë aftësinë e Qeverisë së Kosovës për të shtrirë autoritetin e saj në atë rajon.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy