Linda ka trazuar ujërat e shtëpisë qysh kur ajo ka folur lidhur me raportin e saj me Azemin, e më pas edhe me historinë me Bleron 13 vite më parë.
Mbrëmë u mbajt darka e të nominuarve, ku janë të gjithë banorët, shkruan lajmi.net.
Një deklaratë e Lindës drejt Kaderit ka nxitur reagime nga kjo e fundit.
Linda ia ka shpjeguar edhe Santianës se çfarë ka dashur të thotë me deklaratën “shitesh për 500 euro” drejtuar Kaderit disa ditë më parë në dhomën e gjumit.
Këngëtarja tha se Kaderi e ka keqkuptuar pasi nuk e kishte në kontekstin seksual.
“Manipulohesh me 500 euro, kështu kam menduar”, tha Linda.
Sonte largohet njëri nga banorët.