Argita Malltezi ka folur ne Kuvendin Kombëtar: Vendi rrezikon që të bjerë në diktaturë, të ngrihemi!

by engel

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, nga Kuvendi Kombëtar ka dhënë mesazhin e saj lidhur me situaten nëpër të cilen po kalon Partia Demokratike e Shqipërisë.

Gjatë fjalës para delegatëve, Malltezi tha se vendi rrezikon që të bjerë në diktaturë, ndërsa shtroi disa herë pyetjen se çfarë ndodhi që gabuan dhe janë në këtë gjendje.

banner

“Jam mirënjohëse që jam këtu sot, jo vetëm si demokrate, por edhe nënë e 4 fëmijëve dhe si përfaqësuese e shtresës së mesme.

Diku ne gabuam, ka thënë ajo. Secili prej nesh rendi drejt ekonomisë, por ne rrezikojmë që të biem në diktaturë të ngjashme me diktaturën e dikurshme. Kjo nuk quhet zgjedhje, por nënshtrim.

Në vitet 90 kam marrë pjesë në ngjarjet aktive të dhjetorit. Për shkak të moshës, dhe pa pretendim ekonomik, ajo që më bënte që të qëndroja ishte e drejta e fjalës e shkollës, e besimit. Në cilën pikë të rrugëtimit tonë gabuam që jemi në këtë gjendje? Ne injoruam faktin që krimi do të hapej në rrugët tona.”, ka thënë ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy