“Netanyahu si Millosheviç”, Erdogan: Do të gjykohet në Hagë si kasapi i Gazës

by Merita

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu do të gjykohet për krime lufte, duke iu referuar ofensivës së izraelitëve në Rripin e Gazës.

Në një fjalim të mbajtur në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OIC) në Stamboll, Erdogani tha se Netanyahu ka pranuar që po ndjek politika zgjerimi, duke shtuar se mbrojtja e Gazës është njësoj si të mbrosh qytete të tjera islamike të rajonit.

“Përtej faktit që është kriminel lufte, Netanyahu, i cili është kasapi i Gazës, do të gjykohet si i tillë, njësoj siç u gjykua Millosheviçi”, tha Erdogan, duke iu referuar ish-Presidentit të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, i cili u gjykua në Hagë për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci.

Turqia ka qenë një nga kritikueset më të ashpra të Izraelit sa i përket ofensivës në Gaza, që nisi si përgjigje ndaj sulmit të Hamasit në 7 tetor. Ministria e Shëndetësisë në Gaza raporton se deri më tani, nga sulmet izraelite, kanë vdekur më shumë se 15 500 persona.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy