KQZ u kthen përgjigje qytetarëve të Veriut që kërkuan peticion për shkarkimin e kryetarëve

by Nexhat

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se u ka kthyer përgjigje serbëve në lidhje me peticionin e tyre rreth kërkesës për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në komunat në veri.

Valmir Elezi, në një përgjigje për mediat ka thënë se parashtruesit e peticionit janë njoftuar se kërkesa e tyre është dërguar në adresë të gabuar.

banner

“Mund t’iu konfirmoj se shkresat të cilat i kemi pranuar më 5 dhjetor përmes e-mailit, janë shqyrtuar dhe u kemi kthyer përgjigje, me anë të të cilave i kemi njoftuar se sipas akteve nënligjore të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, kjo çështje duhet të adresohet tek Kryesuesi i Kuvendit Komunal në komunat përkatëse, andaj i kemi udhëzuar që kërkesat e dorëzuara në KQZ t’i adresojnë tek autoriteti kompetent”, ka thënë Elezi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy