Nicolas Cage u shfaq në më shumë se 100 filma në karrierën e tij të gjatë, por së fundmi zbuloi se karrierës së tij filmike dalëngadalë po i vjen fundi, raporton Variety.
“Ndjej se tani, pas një karriere 45-vjeçare dhe më shumë se 100 filmave, kam thënë gjithçka që kam pasur për të thënë përmes kinematografisë. Do të doja të bëja një përkulje dhe të them “Adios””, tha Cage.
“Mendoj se më kanë mbetur edhe tre apo katër filma të tjerë derisa të arrij në atë pikë, dhe më pas shpresoj se do të ndryshoj formatin dhe do të gjej ndonjë mënyrë tjetër për të shprehur aktrimin tim. Do të doja të kisha lënë karrierën time në film kur isha në kulmin tim, me një film si “Dream Scenario”. Por kam kontrata të tjera për të përmbushur, kështu që do të shohim. Do të jem shumë i rreptë dhe i përpiktë kur zgjedh filmat”, shtoi ai.
“Dream Scenario” është një komedi e zezë nga kompania e prodhimit A24 në të cilën Cage luan rolin kryesor. Filmi u drejtua nga Kristoffer Borgli dhe u prodhua nga Ari Aster dhe Lars Knudsen.
Cage shpjegoi se donte të ndalonte së punuari në filma sepse donte t’i përkushtohej familjes së tij. Aktori do të mbushë 60-vjeç muajin e ardhshëm dhe do të donte të kalonte sa më shumë kohë me fëmijët e tij.
Ai tha gjithashtu se do të dëshironte të luante në një seri televizive që do të filmohej në një vend, se nuk do t’i duhej të udhëtonte dhe do të mund të ishte me familjen e tij.
Këtë vit, Nicolas Cage luajti në filmat “Dream Scenario”, “Renfield”, “The Retirement Plan” dhe së shpejti do ta shohim në filmin horor “Longlegs”.