OKB aktivizon nenin e rrallë, Guterres: Të parandalojmë katastrofën e pakthyeshme humanitare

by Merita

Sistemi humanitar në Gaza është pranë kolapsit. I nxitur nga një shqetësim i tillë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ndërmerr një lëvizje të rrallë dhe dramatike duke aktivizuar nenin 99 të kartës së OKB-së për të parandaluar një katastrofë humanitare të pakthyeshme në enklavë.

Siç bëri të ditur zëdhënësi i tij Stephane Dujarric, Guterres, i ka dërguar një letër Këshillit të Sigurimit, përmes së cilës i kërkon anëtarëve të veprojnë, duke vënë për herë të parë në përdorim nenin 99 që prej zgjedhjeve në krye të OKB-së.

banner

Ai shpreh alarmin mbi shkallën e humbjeve njerëzore në Gaza dhe Izrael brenda një kohe kaq të shkurtër.

Është hera e parë që Guterres e ndërmerr një hap të tillë që kur është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm. Neni 99 thekson se Sekretari i Përgjithshëm mund të sjellë në vëmendje të Këshillit të Sigurisë çdo çështje, që në opinionin e tij, mund të kërcënojë ruajtjen e paqes dhe sigurisë kombëtare.

Stephane Dujarric – Zëdhënësi i Antonio Guterres

Në letër Guterres i bën thirrje pjesëtarëve të Këshillit të Sigurisë të veprojnë për të parandaluar një katastrofë humanitare dhe bën thirrje për shpalljen e armëpushimit. Guterres parashikon shkatërrim total të rendit publik për shkak të bombardimeve të vazhdueshme izraelite dhe mungesë të furnizimeve jetësore.

Komentet e tij u kritikuan nga ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen, i cili e quajti qëndrimin e Guterres si rrezik për paqen botërore. Forcat izraelite sakaq, vijojnë ofensivën e egër ushtarake në jug të Gazës, teksa kanë avancuar në zemër të qytetit të Khan Junis, i dyti më i madh në territor.

Ushtria tha se kishte rrethuar banesën e Yahya Sinwar, kreu politik i Hamasit, edhe pse ai nuk duket të jetë atje. Me zgjerimin e luftimeve, qindra mijëra njerëz janë ngjeshur në një zonë të vogël të jugut, duke pamundësuar çdo përpjekje të rëndësishme humanitare. Izraeli, njofton lejimin e furnizimeve minimale të karburantit në Gaza për të shmangur kolapsin humanitar./A2CNN

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy