Kusari-Lila: E kam njohur Naim Murselin në kohën kur jam zgjedhur kryetare e Gjakovës

by Merita

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila në ATV, ka treguar se gjatë kohës kur ajo ishte zgjedhur kryetare e komunës së Gjakovës, e kishte njohur Naim Murselin, të dyshuarin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.

“Unë e kam njoftë Naim Murselin shkurt, shumë shkurt. Ka qenë në periudhën kur unë pasi jam zgjedhë kryetare e Komunës së Gjakovës, ai është afru me presidentin e AKR-së, zotin Pacolli, edhe me AKR-në. Tash më tutje për angazhimin e tij nuk më ka ra”, thotë Kusari.

banner

Ajo thotë se kjo vrasje nuk duhet të trajtohet si rast i izoluar.

“Ajo çka ka ndodhë, kemi qenë gjithë pas tragjedisë të shokuar. E kemi pa një njëfarë forme jemi ndi të mbrojtur edhe pak ma konfident me faktin që janë zbulu shumë shpejt, por duhet të zbardhet deri në fund i gjithë rasti dhe tjetra nuk bën me u trajtu si një rast të izolum. Nëse është angazhu vrasës me pagesë për t’u vra një grua, duhet që të trajtohet me seriozitetin maksimal edhe pastaj çfarëdo pretendimi ose afërsie dikujt tjetër për me shku në ngjarje, me ripërsëritë skenar të njëjtë, me u parandalu. Parandalimi më shumë sesa pastaj veprimi, pasi të ndodhë krimi është shumë i rëndësishëm”, tha Kusari.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy