Nga truproja “hije” tek snajperët, mediat greke zbardhin vizitën e Erdogan në Athinë

by Merita

Ditën e djeshme, presidenti turk Erdogan zhvilloi një vizitë zyrtare në Athinë ku u prit nga kryeministri Mitsotakis dhe krerët më të lartë të shtetit për të konfirmuar një kapitull të ri në marrëdhënien mes dy vendeve.

Por masat e shumta të sigurisë ishin ato që tërhoqën vëmendjen gjatë gjithë vizitës së Erdogan në Athinë. Nga truproja e tij shtatlartë që nuk i ndahej për asnjë çast që në momentin që zbriti në aeroportin  “Eleftherios Venizelos” deri tek 47 leje armësh ishin disa prej masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e sigurisë së presidentit turk.

banner

Mediat greke shkruajnë se oficerët e të gjitha shërbimeve policore në Athinë u angazhuan për t’u siguruar që çdo gjë të shkonte mirë gjatë vizitës së Erdogan. Snajperët ishin vendosur në pika kyçe në Pallatin Presidencial me kontrolle nga qen të trajnuar posaçërisht deri pak para mbërritjes së Erdoganit në Herodos Attikou për takimin e tij me Katerina Sakellaropoulou dhe Kyriakos Mitsotakis.

Pas takimit që ky i fundit pati me Kyriakos Mitsotakis, kryeministrin grek, nuk gjetën dakordësi për çështjen e Qipros dhe ranë dakord që dialogu të rifillojë aty ku u la në 2017-ën.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy