Prokuroria e Posaçme SPAK lëshoi 15 urdhër arresti për inceneratorin e Tiranës.
Sipas burimeve, katër prej emrave, për të cilët është lëshuar urdhër arrestimi janë Namik Simixhiu, Taulant Tusha, drejtor bashkie, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton. Mërtiri dhe Zoto dyshohet se përmes faturave të falsifikuara të TVSH kanë marrë rreth 409 milionë lekë.
Më 1 gusht, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.
SPAK ve ne dukje se ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila më 31 gusht 2017 ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë me kosto të investimi të parashikuar në kontratën koncesionare në vlerën 128,248,330 Euro pa TVSH.