Fitore me përmbysje, Liverpool mori tre pikët

by engel

Liverpool rrezikoi keq ndaj Crystal Palace, megjithatë fitoi me përmbysje të rezultatit 2-1. Mateta kaloi në avantazh Eagles me një penallti (57′), Salah barazoi me golin e 200 për Reds, Elliott bëri 2-1 në minutën e 90′.

Jurgen Klopp dhe Liverpool kishin nevojë për një rikthim tjetër për të vazhduar të ushtrojnë presion mbi Arsenal. Përfundoi 2-1 në Selhurst Park, në ditën kur Salah arriti 200 gola me klubin. Që në minutat e para u kuptua skenari i ndeshjes, me vendasit që mbyllën çdo hapësirë. Darwin Nunez e gjeti veten kryesisht të izoluar. Klopp dhe lojtart e tij ishin të rrezikshëm në dy mënyra: nga larg dhe nga krahët, me Tsimikas që krijoi shansin e parë.

banner

SALAH I PESTI NË HISTORI

Egjiptiani arrin në 200 gola me Reds, duke u bërë i pesti në histori që arrin këtë moment historik pas Ian Rush (346), Roger Hunt (285), Gordon Hodgson (241) dhe Billy Liddell (228).

Liverpool fiton 2-1, duke u ngjitur në 37 pikë dhe duke u konfirmuar si pretendent për titull. Crystal Palace ndalon në kuotën e 16 pikëve, pavarësisht performancës së shkëlqyer: vetëm një fitore në nëntë të fundit (dhe një pikë në pesë ndeshje) për Hodgson, i cili nuk ka fituar në shtëpi që nga 3 shtatori.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy