“Si në kohën e Millosheviqit”, Stradner kritikon Uashingtonin se po i beson Serbisë

by Merita

Analistja amerikane, Ivana Stradner ka reaguar pas një postimi të Ambasadës së ShBA-së në Serbi, dedikuar raporteve të mira ekonomike mes dy vendeve.

Sipas saj, njëjtë si në kohën me Millosheviqin, Uashingtoni beson ende se ekonomia është problemi kryesor në Serbi. Derisa ka shtuar se qeveria serbe këtë po e shfrytëzon me kënaqësi.

banner

“Uashingtoni ende beson me naivitet se ekonomia është problemi kryesor në Serbi. E të mendosh se qeveria serbe po e shfrytëzon me kënaqësi. Këtë besonte Uashingtoni edhe në vitet ’90 me Millosheviqin… dhe mendonte se ekonomia e tregut të hapur do të parandalonte luftërat”, ka shkruar ajo në X, teksa ka shpërndarë postimin e Ambasadës amerikane në Beograd.

Ndryshe, në postimin e kësaj ambasade thuhet se “marrëdhëniet tregtare amerikano-serbe janë të forta dhe bëhen më të forta. Kompanitë amerikane e dinë se Serbia e ka vendin në Perëndim. Pyetja e vetme është se sa shpejt do të arrijnë atje”.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy