“Asnjë peng nuk shpëton i gjallë”, Hamas kërcënon Izraelin, Netanyahu: Terroristëve po iu vjen fundi

by Merita

Nuk ka frymëmarrje për qytetarët e Gazës, teksa ushtria izraelite vijon ofensivën e egër nga toka dhe ajri me fokus qytetin më të madh në jug të territorit, Khan Junis.

Tanket e Tel Avivit kanë arritur tashmë në rrugën kryesore të qytetit që çon nga veriu në jug dhe avionët e luftës po sulmojnë një zonë në Perëndim. Besohet se liderët e Hamasit mund të jenë fshehur në jug të enklavës.

banner

Sipas pretendimeve të Izraelit, dhjetëra militantë janë dorëzuar në veri të Gazës, ku forcat izraelite përqendruan ofensivën në fazat e para të luftës.  

Kryeministri Benjamin Netanjahu e përshkruan situatën si fillimin e fundit për grupin militant, por ky i fundit kërcënon se asnjë peng nuk do të shpëtojë i gjallë nëse Izraeli nuk përmbush kërkesat për shkëmbimin me të burgosurit.  

Mes paralajmërimeve për katastrofë shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, aktivistët palestinezë bënë thirrje për një grevë globale të hënën për t’i bërë presion Izraelit të ndalë luftën.

Asambleja e Përgjithshme e OKB me 193 anëtarë me gjasë do të votojë të martën një draft rezolutë që kërkon armëpushim në enklavën e kontrolluar nga Hamas, një lëvizje kjo për të cilën deri tani nuk ka pasur dakordësi.  

Të premten Shtetet e Bashkuara i vunë veton një propozimi të Këshillit të Sigurisë që kërkonte ndalje të menjëhershme të luftimeve për arsye humanitare.

Qëndrimi i Uashingtonit u kritikua nga vendet arabe në një konferencë në Doha, ndërsa sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres u zotua se nuk do të hiqnin dorë nga thirrjet për armëpushim.  

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy