Moti i ditëve të ardhshme në Kosovë

by engel

Ditën e martë nuk do të mungojnë edhe intervale me diell, me vranesira kalimtare. Temperaturat minimale 2 deri 4C, e ato maksimale shkojnë deri në 9C e 11C.

Të mërkurën temperaturat vazhdojnë me trendin rritës deri në 12C e 14C, e vranësirat shtohen.

banner

Nga dita e enjtë reshje më të shumta shiu përfshinë vendin, e mundësitë për borë mbeten viseve malore, njofton Prishtina Weather.

Ditën e premtë me rënie të temperaturave më vonë gjatë mbrëmjes reshjet e shiut shndërrohen edhe në borë. Në bazë të disa modeleve reshje të kohëpaskohshme dëbore mund të presim ditën e shtunë, me temperatura që zbresin deri në -2C e +1C.

Gjendja me cilësinë e ajrit, që ditëve të fundit ka indeks në vlera të dobëta e shumë të dobëta, mund të përmirësohet nga dita e mërkurë, kur po priten të frynë më shumë erëra, ndërsa ditën e enjtë të reshurat e shumta të shiut, shpërndajnë ndotësit ajror të ngujuar pranë sipërfaqes nën kushte të motit më stabil.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy