Ish kryeministri Sali Berisha duke folur për kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës thotë se do ta respektojë vendimin nësë vendos që t’i hiqet imuniteti.
“Në vitin 2012, Sali Berisha ka dërguar në parlament, abrogimin nga Kushtetuta të çdo lloj mbrojtje të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Ky amendament i qeverisë, është kundërshtuar në mënyrë të prerë nga Edi Rama dhe është pranuar vetëm lejimi i hetimit të deputetëve. Kështu që unë kam deklaruar edhe unë këtu para jush se jam i gatshëm ta votoj vetë këtë ligj edhe sot dhe nuk kam asnjë kundërshtim. Nëse unë nuk kam pranuar urdhrin e gjykatës dhe SKAP-it nuk e kam pranuar sepse ajo është shkruarje e kushtetutës. Kam mbrojtur parlamentin dhe pushtetin e tij dhe absolutisht jo, Sali Berishën.
Pra unë kam refuzuar të zbatoj një urdhër antikushtetues nga një gjykatës tërësisht në konflikt interesi. E shkarkuar nga unë në datën 8 shkurt 1996 dhe që e fsheh këtë fakt. Por, përsa i përket konsistencës time ndaj propozimit 2012 ajo qëndron plotësisht. Unë jam që deputetët të mos kenë asnjë lloj dallimi nga qytetarët e thjeshtë në Kushtetutë.
Kjo është një kërkesë krejtësisht normale dhe unë do ta lexoj shkresën me më hollësi, por në parim jam 100% dakord, nuk duhet të ketë për deputetët mbrojtje. Ajo është mbrojtje parlamenti, unë kam mbrojtur parlamentin jo Sali Berishën. Por që një gjykatës të thotë se, nuk është heqje lirie heqja e daljes jashtë shtetit, ku kushtetuta sanksionon një nen të veçantë për daljen jashtë shtetit të shtetasve. Kjo është tallesh me kushtetutën, ose të rishkruash kushtetutën
Unë kam mbrojtur thjeshtë pushtetin e parlamentit. Do parlamenti që ta dorëzoj që nesër, unë e votoj që nesër. Nuk kam asnjë kundërshtim. Nuk mund të ketë. E kam thënë dhe e them. Besoj se isha i qartë në këtë pohim timin. Kanë gabuar rëndë ata që kanë kujtuar se unë nuk paraqitem. Unë e kam thënë me dhjetëra, jam paraqitur dhe paraqitem. Por në këtë rast kemi të bëjmë me shkruarjen e kushtetutës, një akt puçist. Marrje pushteti për llogari të Edi Ramës, nga gjykatës dhe prokurorë të përgjegjshëm. Kaq.
Ai tha për mediat se ai do të zbatojë vendimet kushtetuese.
“Çfarëdo vendimi pas autorizimit të parlamentit, do ta respektoj pa asnjë diskutim. Qëndrimi im, i përsëritur këtu, ua kam thënë sa herë keni pyetur, ka të bëjë me kushtetutshmërinë e vendit. Unë nuk mund të bëhesha kurrë njeriu që zbatoi një vendim antikushtetues. Isha në vështirësi në këtë rast se kishte të bënte me mua, por ai ishte një akt i shkruarjes së Kushtetutës në zyrat e prokurorëve ose gjykatësve. Nuk mund të ndodhte dhe nuk ndodh kurrë përmes Sali Berishës. Tani parlamenti të vendosë ç’të dojë, sepse unë kam firmosur në vitin 2012, abrogimin e nenit 70 të Kushtetutës, pikës 3 që i jep atributet deputetit. Ndaj dhe kjo është një gjë që po e vendosi parlamenti… unë vetë po e përgatisja për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Se në rast se Gjykata Kushtetuese vendos, unë do e zbatoj sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i barabartë me prerogativën kushtetuese. Një vendim i Gjykatës Kushtetuese për mua do ishte 100 përqind i zbatueshëm për faktin se në doktrinën e të drejtës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i barabartë me prerogativën dhe ajo bëhej shteg për t’u zbatuar ai amendament që unë kam çuar në vitin 2012… …Kjo e gjitha është e Edi Ramës, por unë këtu para jush e kam thënë 100 herë që jam pa asnjë kusht për hetimin, sepse e kemi hequr nga Kushtetuta hetimin. Unë nuk mund të kem dy qëndrime, unë jam njeri i një standardi. A është i drejtë apo i padrejtë, ai është tjetër qëndrim, por asnjë lloj shmangie nga organet e drejtësisë nuk mund të ketë, përveç rastit kur ato i morën pushtet parlament. Tani e zgjidh parlamenti. Sa herë kanë ardhur për të sjellë ato fletushkat, u kam thënë dërgojini në parlament. Kjo ka qenë përgjigjia ime. Tani vendos parlamenti, të jetë fare i lirë parlamenti”.


