Mustafa për ndarjen buxhetore për komunat: Sivjet, diferencimi ka qenë i thellë

by Nexhat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se edhe në vitet e kaluara pushteti qendror ka favorizuar komunat ku ka udhëhequr, por që sivjet, sipas tij, diferencimi ka qenë i thellë.

Në një analizë për ndarjen buxhetore, Instituti GAP ka konsideruar se Qeveria ka ndarë më shumë mjete për komunat në të cilat udhëheq. Nga 21.8 milionë euro për investimet kapitale të reja, mbi 13 milionë janë bërë për katër komunat që i udhëheq VV-ja.

banner

Duke komentuar këtë analizë, Mustafa ka thënë se partia në pushtet ka marrë 51 për qind të votave dhe ka votues edhe në komunat ku s’ka ndarë buxhet të madh.

“Këto janë diferencime të thella nga niveli qendror. Një parti që ka 51% në nivel të përgjithshëm, ka votues edhe në këto komuna. Gara politike bëhet deri ditën e zgjedhjeve. Kur bëhesh kryeministër, je kryeministër i të gjithëve. Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe në vitet e kaluara, por sivjet janë të thella”, ka thënë Mustafa në “Konfront” të KTV-së.

Deputeti i LDK-së ka thënë se është ithtar i grantit të katërt, një premtim i Lëvizjes Vetëvendosje gjatë fushatës zgjedhore, por që ende nuk është realizuar. Ideja e grantit të katërt, sipas Mustafës, është para kësaj qeverie, por s’ka mund të realizohet për faktorë të ndryshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy