Deputeti i VV-së: Komunat nuk po vuajnë për buxhet, ka mjaftueshëm buxhet

by Nexhat

Shumë komuna të Kosovës janë të pakënaqura me ndarjet buxhetore për investime kapitale që ka bërë Qeveria për vitin 2024.

Reagime pati nga kryetarët e Ferizajt, Kaçanikut, Skenderajt e Fushë-Kosovës. Në një raport të publikuar nga Instituti GAP, thuhet se 22 komuna nuk janë të kënaqura me ndarjet buxhetore të Qeverisë.

banner

Por deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli, tha në ‘Lajmet e Fundit’, në RTK se ka projekte që janë investime në disa komuna, por janë në shërbim të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm të komunës. Ai përmendi investimet në Shtime.

Deputeti i mazhorancës, Enver Dugolli vlerësoi se raporti i GAP-it, ka marrë kahe tjetër për një copëz të buxhetit, e që sipas tij është buxhet i zhvillimit

Ai tha se komunat nuk vuajnë për buxhet, por kritikoi komunat se bëjnë lëshime dhe gabime tek realizmi i buxhetit.

“Kur flasim për buxhetin është mirë ta kemi komplet pikturën edhe të shpenzimeve edhe të planifikimeve, nuk janë duke vuajtur komunat për buxhet, buxhet ka të mjaftueshëm, por kur të kthehemi tek realizimi i projektit, atij buxheti gjithmonë, pasqyrat e auditorëve i nxjerrin me një mal gabime, lëshime e të pa arritura”, tha ai.

Dugolli tha se projektet e bartura, pra që kanë filluar me herët kanë kosto

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy