Mustafa me kritika për VV-në: Vendi po pëson regres

by Nexhat

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se partia e tij nuk do të veprojë në Kuvend siç ka vepruar Lëvizja Vetëvendosje sa ishte në opozitë.

“Nëse pritja është që LDK-ja të fillojë të veprojë njëjtë në opozitë siç vepronte Vetëvendosja, atëherë mos prisni diçka të tillë. Nuk është në natyrë tonë, nuk e kemi ndërmend t’ia vëmë flakën Kuvendit të Republikës së Kosovës për të bërë një poen politik aty. Nuk kemi qasje të tillë ne”, ka thënë Mustafa në “Konfront” të KTV-së.

banner

Ai ka thënë se LDK-ja është për të debatuar në Kuvend e në studio televizive, por nuk do të sillet si Vetëvendosja sa ishte në opozitë.

“Nëse me gaz lotsjellës ke ardhur në pushtet, të paktën të kishe diçka të tregojë, një përfitim për qytetarët e Republikës së Kosovës apo për shtetësinë. Nuk e di këto tri vjet të fundit se ka avancuar shtetësia apo pozicionimi ndërkombëtar i Kosovës. Gazi lotsjellës me gjasë, e kemi thënë me vite të tëra, nuk sjell përfitime për asnjë shtet. Prandaj jemi ku jemi. Prandaj refuzoj një qasje të tillë. Fundja çfarë më intereson partia, nëse vendi vazhdimisht është në disfavor e ka regres. Nëse një parti politike të vetmin qëllim e ka ardhjen në pushtet, qoftë edhe si barrë shkatërruese ndaj shtetit, atëherë ajo parti s’duhet të vijë në pushtet”, ka thënë Mustafa.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy