Presidentja Vjosa Osmani i adresohet nesër deputetëve në Kuvend

by engel

Nesër kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare me fillim prej orës 11:00 e që në rend të ditës do të jetë adresimi i presidentes Osmani para deputetëve të kuvendit.

“Adresimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës”, thuhet në njoftim. Ndërkaq, seanca tjetër do të jetë vazhdim i një seance tjetër, që do të nisë në orën 14:30.

banner

Rendi i ditës

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 3 dhe 9 nëntor 2023:

  1. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme,
  2. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje,
  3. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 dhe 30 nëntor 2023:

  1. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,
  2. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,
  3. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,
  4. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,
  5. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,
  6. Votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
  7. Votimi i rekomandimit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për shkarkimin e z. Agron Beka nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës,
  8. Shqyrtimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,
  9. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komuniteteve jo shumicë,
  10. Propozimi i grupeve parlamentare për emërimin dhe zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës,
  11. Emërimi i Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës,
  12. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
  13. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 30 nëntor 2023:
  14. Votimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
  15. Votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,
  16. Votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,
  17. Votimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,
  18. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”,
  19. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-238 për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës,
  20. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-245 për Artin dhe Kulturën,
  21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-261 për mbrojtje nga zjarri,
  22. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendror të Republikës së Kosovës, për vitin 2022.
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy