Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se përgjatë ditës së sotme mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Kjo javë sipas IHMK-së parashihet me kushte të qëndrueshme meteorologjike. Kjo situatë stabile është krijuar për shkak të fushave të fuqishme anticiklonike që kanë përfshirë pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik.
E hënë – Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Në mëngjes nëpër lugina dhe vise të larta parashihet mjegull dhe ngrica.
E martë – Mot kryesisht i ngjashëm por me lëvizje të lehta të temperaturave ekstreme. Në orët e hershme të ditës parashihen ngrica. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.
E mërkurë – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha. Në mëngjes parashihen ngrica. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.
E enjte – Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-12 gradë Celsius.
E premte – Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me mundesi që vende-vende të ketë riga shiu. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.