Të paktën 14 persona kanë humbur jetën pasi një stuhi solli shi të dendur dhe erëra me shpejtësi 150 km/h në Argjentinën lindore. Sipas mediave të huaja, stuhia goditi qytetin port të Bahia Blanca, rreth 570 km (355 milje) në jug të Buenos Aires, të shtunën, duke dëmtuar ndërtesat dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë përpara se të lëvizte drejt kryeqytetit të dielën.
Ndërkohë dy persona të tjerë gjetën vdekjen në Uruguain fqinj. Zyrtarët thanë se, pas arritjes në Bahia Blanca, stuhia shkaktoi shembjen e një pjese të çatisë së një qendre sportive gjatë një gare patinazhi, duke vrarë 13 persona.
Veç këtyre, 14 persona të tjerë u lënduan dhe zjarrfikësit në vendngjarje u detyruan të punonin për të çliruar njerëzit e bllokuar nën rrënoja. Një alarm portokalli i motit, që tregon një kërcënim për jetën dhe pronën, ishte në fuqi në pjesë të provincës së Buenos Aires të shtunën mbrëma.