Shala rreth paralajmërimit të Kurtit për sulmin në veri: Krerët kanë informacione, vërehen përgatitjet e grupit të Radojiçiqit

by Merita

Krerët e shtetit si dhe institucionet e sigurisë kanë informacione për sulme të mundshme në veri të vendit, i tha Ekonomia Online, njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala. Duke komentuar deklaratën e djeshme të kryeministrit Albin Kurti për një sulm të ri, Shala shtoi se mosdisatncimi i Beogradit nga sulmi i 24 shtatorit, është dëshmi për eskalim të mundshëm.

Sipas tij, një sulm i mundshëm nga grupe të caktuar në krye me Milan Radojiçiqin, është dëshmuar edhe nga Qeveria e re në Serbi. Shala shton se deklarimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq të dilën, pozicioni i Serbisë është i qartë.

banner

Ai pohon se siguria rajonale është e kërcënuar drejtpërdrejt nga politika e Vuçiqit dhe përkrahësve të tij në Mal të Zi e Bosnje.

“Sa i përket deklarimeve të Kurtit janë një lloj vazhdimi të deklarimeve të Vjosa Osmanit në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Pra bazuar në informacioneve relevante të mekanizimit të sigurisë në Republikën e Kosovës dhe parterëve strategjik në bazë të asaj dhe rrethanave që jemi dhe mosdistancimi nga ana e politikës zyrtare të Beogradit nga sulmi i 24 shtatorit vërehen elementet e saj të cilat e tregojnë dhe e dëshmojnë që grupe të caktuara janë duke u përgatitur në krye me Milan Radojiçiq dhe eksponentët e tjerë të ekstremit të djathtë për të influencuar një lëvizje të caktuar në varësi të interesave politike që mund t’i ketë tani më qeverisja e re në Beograd të dala në zgjedhjet e ditës së djeshme”.

“…në këtë element institucionet e Kosovës kanë marr masat mbrojtëse dhe janë duke u përgatitur për çfarëdo skenari të mundshëm qoftë në pjesën kufitare më Serbinë apo edhe në territorin e Kosovës dhe mbi këtë bazë koordinimi dhe shkëmbimi me partnerët tanë strategjik do jetë çelësi kyç i tejkalimit të çfarëdo mundësie mund të ketë pretenduar apo pretendon Serbia në javët në vijim në territorin e Kosovës, probabiliteti është i madh që edhe mund të ndodhë por a ka indikacione tani më janë të dukshme dhe a ka elemente, ato mund të shihen a mund të kemi impakt të drejtpërdrejte kjo varët nga interesi që mund të ndjek Beogradi zyrtar pas formimit të Qeverisë së re dhe pozicionimit të saj të krijimit të ashtuquajturës botës”.

“Mbi këtë narracion edhe në ditën e mbrëmshme ku ka dal presidenti Vuqiq pas fitores në Beograd patëm rreth tij eksponentët e shteteve fqinjë qoftë në Republikën Serpska nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi dhe kjo e jep impkatin e drejtpërdrejte si politika e ekspansioniste e Beogradit zyrtar për të krijuar të ashtuquajturën botën serbe mund të jetë impakt i drejtpërdrejtë për ndonjë lëvizje të mundshme politike që mund të cenoj rend dhe sigurinë rajonale që mund të këtë impakt të drejtpërdrejte në sigurinë politike të Republikës së Kosovës”.

Kryeministri Albin Kurti nuk ka përjashtuar mundësinë e një sulmi të ri serb në territorin e Kosovës, pas atij të 24 shtatorit në Banjska të Zveçanit.

Ai në një intervistë për gazetën gjermane “Stern” u pyet mbi mundësitë e një konflikti të ri nga Serbia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy